Janë të shumta pikëpyetjet mbi dekretin e flukseve që shqetësojnë lexuesit. Po përpiqemi t’u japim përgjigje disa prej pyetjeve që kanë mbërritur në redaksi javën e fundit, që konsiderojmë se mund t’u interesojnë edhe shumë të tjerë.
Nëse kërkesën e përpiloj ne daten 29.1.2011 do të thotë që mundësitë për ta dërguar më shpejt me datë 31.2 2011 janë më të vogla? Dorina
Kerkesen mund ta perpilosh kur te duash, mjaft qe ta nisesh sa me shpejt me date 31 ne oren 8.00. Do të merret në konsideratë vetëm orari se kur do ta nisesh kerkesen me 31.
Ndryshe qendron puna nese do te mbeshtetesh ne nje patronat pasi ato do t’i nisin kerkesat vertet te gjitha bashke por ne rendin sipas te cilit kane shkarkuar modulet e punedhenesve: pra nese patronati paraqet 10 kerkesa njeheresh, punedhenesit qe i kane shkarkuar me pare modulet do te jete i pari nder te dhjete, ndersa ai qe ka arritur i fundit prane patronatit dhe te cilit i eshte shkarkuar i fundit moduli, do te jete i dhjeti ne radhe.
Pasi jam regjistruar në web faqen zyrtare te ministrise se brenshme italiane , kam shkarkuar programin “Sportello Unico Immigrazione 1.0”, por problemi qendron se pasi vë e-mail dhe password nuk me hapet. Ju lutem nese keni mundesi te me tregoni si hapet , dhe nese nuk eshte ky programi që duhet të shkarkoj për të përpiluar kërkesën , ma tregoni. Soni
Normalisht duhet te hyni ne sitin e ministrise, te regjistroheni, te kerkoni modulet e duhura, t’i perpiloni dhe t’i shpetoni e t’i pergatisni per dergim dhe te shkarkoni ne kompjuterin tuaj SUI (Sportello unico Immigrazione). nese gjithçka eshte ne rregull, nga kompjuteri juaj mund te hapni Sui dhe te beni invia te kerkeses qe keni pergatitur: deri me 31 janar ora 8.00, nuk do t’jua marre kerkesen. Mund te shihni si te veproni edhe ne lidhjen: Flukset – ja si paraqiten kërkesat
Nese gjate ketyre hapave keni hasur probleme, duhet te kontaktoni ministrine e brendshme ne Hlep-Desk. Me sa dime nga te interesuar te tjere, telefonojne e japin sqarime shume shpejt.
Pershendetje, jam nje student shqiptar qe jetoj ne milano prej 4 vitesh,kam nje leje qendrimi per motive studimi, por njekohesisht kam dhe 1 kontrate pune prej 12 muajsh, do doja te beja konvertimin e lejeqendrimit, mund te me thoni me saktesi daten e aplikimit(click day) dhe dokumentet qe duhet te sjell nga ndermarrja ne te cilen punoj pervec (contratto di soggiorno) pres pergjigje. Ju faleminderit. Jetmiri
Me qarkoren e ministrisë së Brendshme sqarohet edhe kjo pikë: më 3 shkurt 2011 nga ora 08.00. Shiko edhe: Flukset 2010: Datat e paraqitjes së kërkesës
Jam një qytetar shqiptar dhe kam marrë debim para sanatorias 2009 dhe nuk munda t’i beja dot dokumentet se me genjyen po tani me kete ligj kam mundesi për t’i bere se nuk kam dëbim për vrasje por thjesht pse isha pa dokumente. Ani
Më vjen keq por nëse të është dhënë masa e dëbimit në vitin 2009 nuk ke mundësi të përfitosh nga ky dekret fluksesh. ministria e Brendshme italiane sqaron që “I huaji jokomunitar që thirret duhet të jetë në rregull me ligjet italiane në fuqi. Kush ka marrë një dekret dëbimi nuk mund të hyjë në Itali për 10 vjet, me përjashtim të rastit kur i interesuari ka arritur të marrë autorizimin special të hyrjes në Itali të lëshuar nga Ministria e Brendshme sipas nenit 12 paragrafi 13 i tekstit Unik mbi imigracionin”.
Pra vetëm nëse ke kërkuar ndërkohë të të hiqet masa e dëbimit sipas kësaj që mund të lexosh në “Si të hysh në Itali pas një dëbimi” mund të gjesh një punëdhënës që të paraqesë kërkesë për ty dhe të kesh shpresë të përfitosh nga ky dekret fluksesh.
Mund të më thoni ju lutem si mund ta plotesoj ate formularin në çfare adrese të hyj, pres pergjigje. Jonsi
Janë të shumtë artikujt që kemi shkruar ditët e fundit mbi flukset 2011 dhe se si duhet vepruar për të ardhur në Itali (apo për t’u legalizuar, nëse ndodhesh në Itali) me një kuotë. Mund të lexoni
Speciale: Dekreti i flukseve 2010
Flukset: ja si paraqiten kërkesat
Jam ne Itali ne pune pa dokumente, dhe me ka skaduar pasaporta. Nuk kam pasaporte biometrike, a mund te aplikoj ne fluksin e tanishem 2010 me pasaporten qe kam te skaduar. Ju lutem pres pergjigje kush e di te jape pergjigje. Faleminderit.
Edhe pse dekreti i flukseve nuk është sanatore, ai përdoret si të ishte një e tillë, pra nga të huaj që me anë të një punëdhënsi të gatshëm të paraqesë kërkesë për ta , të përfitojnë një kuotë dhe të legalizojnë qëndrimin e tyre.
Përsa i përket pasaportës, ajo duhet paraqitur për herë të parë në konsullatën italiane kur të marrësh vizën e ardhjes në Itali për punë, ndaj këshillohet që kërkesën ta paraqesësh me pasaportën e vjetër dhe kur të marrësh autorizimin e të shkosh në Shqipëri për të marrë vizën e hyrjes të aplikosh edhe për pasaportën biometrike dhe të paraqesësh në konsullatë të dyja pasaportat.
Lexo edhe: Përgjigje mbi pikëpyetjet e dekretit të flukseve 2010