Ministria e Punës ka bërë ndarjen e parë territoriale të kuotave për t’iu përgjigjur kërkesave të imigrantëve dhe të punëdhënësve. Ja tabela e plotë për mbarë Italinë
Romë, 25 shkurt 2016 – Ndërsa imigrantët e punëdhënësit vazhdojnë të paraqesin kërkesat, administrata publike mund të nisë që tani shqyrtimin e praktikave për konvertimet e lejeve të qëndrimit dhe hyrjet për punë sezonale të parashikuara nga dekreti i flukseve 2016.
Ministria e Punës ka shpërndarë mes të gjitha provincave italiane një pjesë të mirë të kuotave të autorizuara nga qeveria. Në veçanti, janë shpërndarë 5.727 kuota konvertimesh në punë të varur e të pavarur dhe 11.110 kuota hyrjesh për punë sezonale (963 shumëvjeçare). Kuotat e tjera do t’u jepen në një çast të dytë provincave që do të paraqesin kërkesë kur të mbarojnë ato që u vihen në dispozicion.
Më poshtë gjeni tabelat me kuotat për çdo Krahinë e Provincë, ndërsa këtu keni Qarkoren e Ministrisë së punës.
Abruzzo
Basilicata
Calabria
Campania
Emilia-Romagna
Friuli-Venezia Giulia
Lazio
Liguria
Lombardia
Marche
Molise
Piemonte
Puglia
Sardegna
Sicilia
Toscana
Trentino Alto Adige
Umbria
Valle d’Aosta
Veneto
EP