Nga sot përpilimi i kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, nisjet e kërkesave nga 17 shkurti. Ja kush mund të vijë në Itali
Romë, 10 shkurt 2016 – Ndërmarrjet bujqësore, restorantet, hotelet. Janë sipërmarrësit e këtyre aktiviteteve punëdhënësit potencialë të 13 mijë punonjësve sezonalë jokomunitarë të autorizuar të hyjnë në Itali me dekretin e flukseve 2016.
Nga sot, këto ndërmarrje mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, personalisht apo me ndihmën e një shoqatë të kategorisë. Duhet të përpilojnë formularin C “Kërkesë autorizimi për punë të varur sezonale” dhe të ruajnë. Për të nisur kërkesat duhet pritur e mërkura e ardhshme 17 shkurt.
Punonjësit sezonalë mund të thirren nga këto vende: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali si sezonalë vitet e fundit.
Për më tepër, 1.500 kuota nga 13 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që kanë qenë këtu si sezonalë të paktën për dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve.
Lexo edhe:
Dekreti i flukseve 2016. Kujdes, nuk është sanatore
Dekreti i flukseve 2016. Teksti, shifrat dhe udhëzimet
Flukset 2016. Nga 9 shkurti aplikimi për punonjësit josezonalë dhe konvertimet
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)