Nga sot përpilimet e kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, por për nisjet duhet pritur 23 janari.
Formularët që duhen përpiluar sipas tipit të autorizimit që kërkohet
Romë, 18 janar 2018 – Nis faza e parë e flukseve 2018. Nga mëngjesi i sotëm është e mundur të përpilohen dhe të ruhen në portalin e ministrisë së Brendshme https//:nullaostalavoro.dlci.interno.it. kërkesat për hyrjet e punonjësve josezonalë dhe për konvertimet e lejeve të qëndrimit, që do të mund të nisen nga mëngjesi i të martës, 23 janar. Gjithçka mund të bëhet vetë ose me ndihmën e një patronati.
Do të jetë e mundur të paraqiten kërkesa deri më 31 dhjetor 2018. Kujdes: edhe këtë vit kuotat në dispozicion janë të rezervuara për kategori shumë të veçanta. Për këtë arsye, nuk do të mbarojnë menjëherë ndaj nuk është e nevojshme të nxitohet.
Është e udhës të theksohet që dekreti i flukseve nuk është sanatore dhe lloji i shumicës së kuotave të vëna në dispozicion nga qeveria italiane nuk lejojnë të shfrytëzohen për të pajisur me leje qëndrimi ata që jetojnë tashmë në Itali e janë të punësuar në të zezë, për shembull, bashkëpunëtoret familjare (colf e badanti).
Ja formularët që duhen përdorur sipas tipit të kërkesës që paraqitet:
Formularët A dhe B për punonjësit me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte speciale;
Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;
Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Shqiptariiitalise.com
Lexo edhe:
Mbërrin dekreti i flukseve 2018. Autorizon 30.850 ardhje dhe konvertime
Dekreti i flukseve 2018, teksti në Gazetën Zyrtare
23 janar 2018. Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet