Parashikohet shpërndarja nëpër krahina e 31 mijë kuotave të decreti të flukseve për punonjësit sezonalë, 4 mijë të tjerët ku të ketë më shumë nevojë. Tabela e plotë e shpërndarjes
Romë, 9 prill 2012 – Dekreti i flukseve që autorizzo hyrjen e 35 mijë punonjësve sezonalë ende nuk është botuar në Gazetën Zyrtare. Vetëm pas botimit të tij, punëdhënësit do të mund të paraqesin kërkesat e punësimit, që tani për tani mund t’i përgatisin dhe t’i ruajnë përmes portalit internet të Ministrisë së Brendshme.
Punonjësit, që do të punësohen në bujqësi dhe në sektorin e hotelerisë, do të mund të vijnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, , Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ucraina, Tunisia. Pavarësisht nga vendlindja do të mund të vijnë në Itali edhe ata që kanë bërë punë stinore vitin e shkuar.
Më 5 prill, ministria e Brendshme ka ndarë në krahina dhe provincat autonome 31 mijë prej kuotave të parashikuara nga dekreti i flukseve. Katër mijë të tjerat janë mbajtur në nivel kombëtar për t’iu dhënë më pas krahinave që do të kenë nevojë.
Këtu mund të shkarkoni tabelën e shpërndarjes së kuotave sipas krahinave.