in

Flukset e sezonalëve. Shpërndarja e kuotave sipas krahinave

Parashikohet shpërndarja nëpër krahina e 10.650 prej kuotave të dekretit të flukseve për punonjësit sezonalë dhe e 800 prej kuotave për punonjësit sezonalë shumëvjeçarë

Romë, 11 prill 2014 – Ndahen sipas provincave e krahinave pjesa më e madhe e kuotave të dekretit të flukseve sezonale, për të cilin kërkesat kanë nisur të dërgohen nga mëngjesi i 10 prillit.

Një qarkore e ministrisë së Punës, e datës 9 prill sqaron se ndarja e këtyre kuotave është bërë duke mbajtur parasysh “kërkesat për krah pune sezonale jokomunitare qëkanë dalë në pah nga konsultimet në nivel lokal me krahinat, provincat autonome të Trentos dhe të Bolzanos, Drejtoritë Territoriale të Punës palët sociale dhe sindikatat, si edhe në bazë të kontratave të qëndrimit të nënshkruara gjatë vitit 2013”. Gjithsej janë shpërndarë 10.650 kuota hyrjeje për punë sezonale dhe 800 kuota për kërkesat e autorizimeve për punë sezonale shumëvjeçare. 1.350 kuotat për punë sezonale dhe 2.200 për punë sezonale shumëvjeçare janë mbajtur në nivel kombëtar për t’iu dhënë më pas krahinave që do të kenë nevojë.

Ja shpërndarja e kuotave sipas Krahinave dhe Provincave autonome (shtyp mbi foto për ta zmadhuar):

Vdekja në burg e Ilia Karelit

Padova. Vincenzo Romania si candida: “Anche per una giusta politica per l’integrazione”