in

Flukset. Nis dërgimi i kërkesave për konvertimet e lejeqëndrimeve

Nga ora 9.00 e mëngjesit të sotëm mund të nisen online kërkesat e konvertimeve të parashikuara nga dekreti i flukseve. Më mirë të nxitohet, për disa kategori kuotat mbarojnë brenda një kohe të shkurtër

Romë, 7 dhjetor 2012 – Ka nisur sot në orën 09.00 gara për të fituar një nga 13.850 kuotat e parashikuara nga dekreti i fundit i flukseve. Si për çdo dekret fluksesh do të fitojnë më të shpejtët.

Janë kryesisht për konvertime lejesh qëndrimi, por edhe 2 mijë kuota për ardhje të reja për punë autonome dhe 100 për punonjës me origjinë italiane nga Amerika e Jugut.

Kush dëshiron të vijë në Itali për punë të pavarur duhet të ndjekë procedurën e veçantë të treguar në shkrimin ‘Si të vish në Itali për punë të pavarur

Për të fituar një nga kuotat e tjera, gara zhvillohet e gjitha online, duke filluar nga ora 9.00 e mëngjesit të sotëm përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme http://nullaostalavoro.interno.it.

Kush nuk e ka bërë ditët e shkuara, fillimisht duhet të regjistrohet, pastaj të hyjë në sistem me email-in e fjalëkalimin, dhe të përpilojë formularin që zgjidhet sipas llojit të kërkesës:

Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, stazh dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, stazh dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;

Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari A për kërkesa autorizimesh për bashkëpunëtorë familjarë me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

Formulari B për kërkesa autorizimesh për punë të varur për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil.

Pas përpilimit, kërkesa duhet nisur (duke shtypur butonin ‘Invia). Kush e kishte përpiluar e shpëtuar më parë praktikën mund ta rikuperojë e ta nisë nga seksioni “domande da inviare” (kërkesa për t’u nisur).

Teorikisht, gara vazhdon deri më 30 qershor 2013, por kuotat jepen sipas një renditjeje kronologjike të mbërritjes së kërkesave dhe është mëse e mundur që për disa kategori të mbarojnë menjëherë. Është më mirë të nxitohet.

Shkarko:

DECRETO DEL PRESIDENTE DEL CONSIGLIO DEI MINISTRI 16 ottobre 2012. Programmazione transitoria dei flussi d’ingresso dei  lavoratori  non  comunitari per lavoro non stagionale nel territorio dello Stato,  per  l’anno 2012

Circolare congiunta Interno-Lavoro del 26 novembre 2012

EP

 

Përpjekja më e re për përçarjen e shqiptarëve

Cittadinanza minori. “Leggi e politica arretrate, gli italiani sono più aperti”