in

Flukset. Nis përpilimi i kërkesave për sezonalët. Udhëzues i ilustruar

Nga ora 9.00 e ditës së sotme mund të përpilohen dhe të ruhen online formularët për të thirrur në Itali punonjës sezonalë. Për ta nisur kërkesën duhet pritur botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare. Ja procedura

Romë, 4 prill 2014 – Nga sot në mëngjes, punëdhënësit mund të përpilojnë e të ruajnë kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar punonjësit sezonalë të nevojshëm për bujqësinë dhe turizmin. Për të nisur kërkesat duhet të presin botimin e dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare, që parashikohet të ndoshë ditët e ardhshme.

Qeveria ka autorizuar gjithsej 15 mijë hyrje. Punonjësit mund të sillen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

Kërkesat përgatiten online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Në vijim një udhëzues me kalimet kryesore:

1) Lidhu me faqet internet nullaostalavoro.interno.it dhe, nëse nuk je i regjistruar, shtyp “Effettua Registrazione”:

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Siç shpjegon mesazhi i konfirmimit, do të marrësh në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj email dhe fjalëkalimin dhe shtyp “invia”:
5) Në faqen “servizi disponibili”, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:
9) Më pas, ato të punonjësit:
10) Kujdes! Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në vitin 2014, apo shumëvjetore, që do t’i lejojë të vijë edhe vitet e ardhshme duke përfituar nga një procedurë më e thjeshtë dhe e pavarur nga flukset:

11) Në propozimin e kontratës duhet të shënosh periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12) Duhet të shënosh vendin e punës…

13) …dhe ku do të strehohet punonjësi
14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes:

16) Shëno ku dëshiron të marrësh komunikimet:

17) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro, shenjo kutinë e konfirmimit dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

Në këtë çast kërkesa është ruajtur. Kur të vijë çasti për ta nisur do të nevojitet të hysh sërish në nullaostalavoro.interno.it, të kërkosh kërkesën mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Tëitter)

Flukset. 15 mijë hyrje për punë sezonale dhe 2 mijë për EXPO 2015

Vdes në A4 48-vjeçari Qejvani që dyshohet të ketë vrarë më parë bashkëjetuesen