in

Flukset. Rreth 14 mijë kuota për punonjës autonomë dhe konvertime lejeqëndrimesh

Kërkesat do të mund të përgatiten e të ruhen nga 4 dhjetori, nisja e tyre nga data 7 dhjetor. Kush nis kërkesat përmes partonateve dhe shoqatave rrezikon të humbasë kohë në radhën që krijohet. Qarkorja e ministrisë së Brendshme

Romë, 27 nëntor 2012 – Mbërrin më në fund një dekret fluksesh. E siç parashikohej, për shkak të krizës së thellë dhe rritjes së papunësisë edhe mes të huajve, fluksi është shumë i reduktuar në shifra dhe vetëm për konvertime lejeqëndrimesh dhe punonjës të pavarur. Është fjala për rreth 14 mijë (më saktësisht 13.850) kuota, kërkest për të cilat do të mund të paraiten nga 7 dhjetori.

Dhe si për çdo fluks tjetër, rol vendimtar në marrjen e një kuote do të ketë sërish rendi kronologjik i paraqitjes së kërkesës. Këtë kanë konfirmuar më 26 nëntor ministria e Punës dhe ajo e Brendshme me një qarkore të përbashkët me të cilën shpjegojnë edhe detajet e procedurës.

Para së gjithash kujtohet numri i kuotave dhe ndarja e tyre:

Hyrje për punë

– 2.000 për punonjës të pavarur (sipërmarrës që kryejnë aktivitet me interes për ekonominë italiane, profesionist, figura të rëndësishme shoqërish private (jo kooperativa), artistë me famë ndërkombëtare apo me kualifikim të lartë profesional të kërkuar nga ente private e publike);

– 100 punonjës të pavarur apo të varur me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil.

Konvertime në lejeqëndrime për punë të varur të:

– 4.000 lejeqëndrimeve për punë sezonale;

– 6.000 lejeqëndrimeve për studime, stazh dhe/ose formim profesional;

– 500 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:

– 1.000 lejeqëndrimeve për studime, stazh dhe/ose formim profesional;

– 250 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Kërkesat do të paraqiten vetëm në internet përmes faqeve online të ministrisë së Brendshme (https://nullaostalavoro.interno.it) duke përdorur tetë modele të ndryshme sipas tipologjisë së kërkesës. Do të mund të përpilohen dhe të ruhen nga ora 8.00 e të martës, 4 dhjetor, por ato do të mund të nisen vetëm nga ora 9.00 e të premtes 7 dhjetor 2012.

Edhe pse zyrtrisht nisjet do të mund të vazhdojnë deri në mesnatën e 30 qershorit 2013, kuotat do të jepen sipas rendit kronologjik të pranimit të kërkesave nga sistemi, dhe ashtu si vitet e shkuara, shumë shpejt mund të përfundojnë (edhe brenda pak minutave). Ndaj është më mirë që të gjithë të jenë gati që në mëngjesin e 7 dhjetorit.

Si gjithnjë, do të ofrojnë ndihmesën e tyre për përpilimin dhe nisjen e kërkesave edhe patronatet e shoqatat e ndryshme. Por duhet mbajtur parasysh që nisjet e shumëfishta të kryera nga sportelet e tyre do të administrohen si një seri nisjesh të veçanta kërkesash të njëpsnjëshme, sipas renditjes së përpilimit. Kjo do të thotë që kush paraqet kërkesën përmes shoqatave mund të jetë i penalizuar në krahasim me atë që bën gjithçka vetë dhe e nis kërkesën nga kompjuteri i tij.

Elvio Pasca

Shkarko qarkoren e përbashkët të ministrive të Brendshme dhe të Punës

Një flamur për çdo ballkon… anembanë Italisë

Kam marrë shtetësinë. A mund të marrin lejeqëndrim bijtë në moshë madhore?