in

Një flamur për çdo ballkon… anembanë Italisë

Si mund të interpretohet një flamur shqiptar i ngritur në një ballkon përtej kufijve të vendit? Simbol nacionalist, apo thjesht kujtesë historike? ‘Dashuri e pakufishme’ do të përgjigjej një i moshuar. ‘Metaforë identiteti’ një i ri.

Për vite me radhë në Parma, dhe nëqytete të tjera të Italisë, flamur kuq e zi ngrihet në të gjitha ato raste të bukura në të cilat ndërthuret krenaria kombëtare me dëshirën për t’i treguar botës që ne kemi një histori, një tokë me djepe dhe me këngë, një identitet të lashtë dhe dinjitoz. Do të ngrihet edhe më 28 nëntor në nder të 100 vjetorit të Pavarësisë, nga të gjithë anëtarët e shoqatës Scanderbeg e mbështetësit e nismës.

Jemi gjysmë milioni në Itali, do të ishte bukur sikur këtë vit një gjë të tillë ta bënim të gjithë shqiptarët nga Sicilia në Alpe, të paktën në një ditë, më 28 nëntor. Në çdo ballkon një flamur, emocionet të dërgojnë tutje, në atë flamur që para 100 vjetësh një burrë i hijshëm me mjekër të bardhë i dha sfondin e lirisë një shteti që po lindte. Ne mundohemi t’i japin sot sfondin brezave të mos harrojnë Shqipërinë.

A. Kadija

‘Anija’ di Roland Sejko arriva a Torino Film Festival

Flukset. Rreth 14 mijë kuota për punonjës autonomë dhe konvertime lejeqëndrimesh