in

Flukset: u hapet rruga 1.400 atletëve jokomunitarë

CONI ka vendosur kufirin maksimal për sezonin e ardhshëm. Hyrjet e ndara mes federatave të ndryshme sportive

Yje të sportit apo gërdalla, profesionistë apo amatorë, futbollistë me kontrata miliardere apo çiklistë me rrogë shumë më modeste, maksimumi mund të jenë 1.395, 26 më pak se vitin e shkuar, atletët e huaj jokomunitarë që do të mund të vijnë në Itali në sezonin 2010/2011.

Në fund të qershorit, Komiteti Olimpik Kombëtar, CONI, ka përcaktuar kufirin maksimal të hyrjeve, hapi i parë i dekretit të flukseve për sportistët. Pasi edhe ata, ashtu si të gjithë punonjësit e tjerë jokomunitarë, duhet t’u nënshtrohen një sistemi kuotash, por që nuk është i lidhur me dekretin e që disiplinon hyrjet e bashkëpunëtorëve familjarë, muratorëve etj.

Programimi bëhet nga CONI, por miratimi përfundimtar zyrtar mbërrin me një dekret të Ministrisë së Kulturës. Më pas hyn sërish në lojë CONI që i shpërndan kuotat mes federatave të ndryshme sportive (atletikë, futboll, çiklizëm, not etj.), duke pasur kujdes “të sigurojnë mbrojtjen e ‘shpresave’ italiane”. Me një fjalë duhet të mos mbushin disa disiplina me aq shumë të huaj sa të dëmtojnë brezat e rinj italianë.

Në bazë të këtyre kuotave, shoqëritë sportive mund të paraqesin kërkesa pranë federatave të tyre për të sjellë në Itali dhe për të anëtarësuar atletët e huaj, që ashtu si të gjithë emigrantët, me të mbërritur këtu do të kërkojnë e do të marrin lejen e qëndrimit.

Elvio Pasca

Familja shtohet me një foshnjë? Huaja rëndon më pak

Gjermani. Propozim shokues: “Test inteligjence për emigrantët”