Ministria e Brendshme publikon kriteret e konkurrimit. Krahinat e provincat autonome do të mund të paraqesin on line projektet duke filluar nga 30 janari 2014
Romë, 16 janar 2014 – Është botuar on line nga ministria e Brendshme lajmërimi publik për paraqitjen e projekteve për realizimin e “Planeve krahinore për formimin qytetar-gjuhësor të shtetasve të vendeve të treta” për sa i përket Aksionit 1 “Formimi gjuhësor dhe edukimi qytetar “ të Programit vjetor 2013 të Fondit Evropian për Integrimin. Burimet kushtuar financimit të projekteve janë 18 milionë euro (përfshirë TVSh).
Ministria e Brendshme shpjegon që “planet – për të realizuar një aksion në rrang kombëtar, bazuar në standarde cilësore homogjene falë një modeli formimi të përbashkët që të ketë të bëjë me të gjitha aspektet e ofertës formative – duhet të jenë të artikuluara në aksione formuese, shërbime me qëllime të përcaktuara dhe akte mbështetjeje administrative dhe shërbime instrumentale sipas kritereve të përmbajtura në linjat udhëzuese të lajmërimit”.
Propozimet e projekteve mund të paraqiten ekskluzivisht nga të gjitha krahinat, edhe ato me statut special dhe nga provincat autonome në silësinë e prijësit të subjektit propozues. Prezantimi i projekteve duhet të bëhet vetëm online përmes portalit https://www.fondisolid.interno.it, duke filluar nga ora 12 e 30 janarit 2014 deri në orën 16 të 3 marsit 2014.
Leggi in italiano: Fondo Integrazione. 18 milioni alle Regioni per la formazione civica e linguistica