in

Formia. Shpërthen bombola e gazit në një familje shqiptarësh, dhjetë të plagosur në pallat

Dhjetë persona janë plagosur nga një shpërthim i shkaktuar nga një bombol gazi në një apartament të Formias në provincën e Latinës. Ndër të plagosurit, italianë e shqiptarë, edhe një foshnjë tetëmuajsh e dy fëmijë 5 dhe 8 vjeç.

Romë, 7 tetor 2012 – Shpërthimi i bombolës së gazit në një apartament ku banon një familje shqiptare ka shkatërruar veç këtij apartamenti edhe një tjetër dhe ka dëmtuar rëndë një të tretë. Dhjetë rezidentë të pallatit, italianë e shqiptarë, mes të cilëve edhe tre fëmijët – një foshnjë tetëmuajsh e dy fëmijë 5 dhe 8 vjeç – kanë mbetur të plagosur. Tetë janë dërguar në spital të Formias, dy në një spital të Romës, por asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Më i vogli prej tre fëmijëve të plagosur, është transferuar në spital të Latinës.

Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha apartamentet e katit të parë të një pallati trekatësh në rrugën Madonna di Ponza, por zjarrfikësit e forcat e rendit kanë evakuuar të gjithë pallatin për të verifikuar më parë nëse apartamentet e kateve të tjera janë apo jo të banueshme.

Për zbardhjen e ngjarjes po hetojnë karabinierët.

Parma. Shkolla shqipe Scanderbeg rihap dyert për të katërtin vit

Sanatoria. Pranohet si provë e pranisë në Itali edhe një dokument i lëshuar nga konsullata