Një tjetër fotografi fëmije refugjatësh po prek mbarë botën. Këtë radhë është fiksuar çasti kur dy prindër lajnë me një shishe uji foshnjën lakuriqe të sapo lindur. Aty mes tendave dhe baltës së Idomenit në Greqi ku kanë mbetur të bllokuar rreth 14 mijë persona e ku jeta vazhdon.