in

Fotografia e gazetares Irida Cami përgënjeshtron ministrin Frattini

Kush është Lavitola

45-vjeçari Valter Lavitola nga Salerno, sot jeton në Panama ku është arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë italiane. Mbi të rëndon një urdhër arresti pasi ai, bashkë me sipërmarrësin Tarantini, është i pandehur në çështjen e ndjekur nga prokuroria e Napolit për zhvatje parash nga Silvio Berlusconi. Gjatë hetimeve ka dalë në dritë se Lavitola është i përfshirë në afera të ndryshme në nivel ndërkombëtar. Në njëfarë mënyre është përpjekur të përfshihet në projektet italiane mbi energjinë në Shqipëri.

Më herët, në vitin 2004, duke shfrytëzuar njohjen e vjetër me Silvio Berlusconin (nga mesi i viteve ’90), Lavitola ka provuar të hyjë në politikë: atë vit është kandiduar në listat e Forza Italia-s për parlamentin evropian por nuk u zgjodh. Në vitin 2008 pati dëshirë të futet në listat për zgjedhjet politike por iu kundërvu Ghedini dhe Letta.

Shkon në 8 numri i të plagosurve në Bulqizë. 3 rrezikojnë jetën

E drejta e votës dhe shtetësia. Edhe PD mbledh firma