Fotografët e New York Times dhe të agjencisë Reuters vlerësohen me çmim në kategorinë Breaking News Photography. Ndoqën refugjatët “në kufij të pasigurtë, drejtdestinacionesh të panjohura”. Album fotografik
Romë, 19 prill 2016 – “Kanë kapur vendosmërinë e refugjatëve, rreziqet e udhëtimeve të tyre dhe përpjekjet e vendeve pritëse për t’i mirëpritur”, dhe e kanë bërë me “fotografi bindëse, secila me zërin e vet, që ndjekin refugjatët që migrojnë për qindra milje përmes kufijve të pasigurtë drejt destinacionesh të panjohura”.
Janë këto arsyet për të cilat juria e çmimit Pulitzer u dha dje çmimin për “Breaking News Photography”, fotografëve të New York Times Mauricio Lima, Sergej Ponomarev, Tyler Hicks dhe Daniel Etter dhe stafit të fotografisë të agjencisë Reuters.
Në vijim disa nga fotografitë e tyre:
Mbërritja e migrantëve në Lesbo. Sergey Ponomarev
Zbarkim në Lesbo. Tyler Hicks
Gomone e mbushur me refugjatë sirianë në Egje. Yannis Behrakis, Reuters
Një refugjat sirian mban fëmijën e saj, ndërsa noton drejt brigjeve të Lesbos. Alkis Konstantinidis, Reuters
Një refugjat afgan duke arritur me traget në portin e Pireut. Yannis Behrakis, Reuters
Emigrantët rrugës për Brežice, Slloveni. Srdjan Zivulovic, Reuters