Foto të shumta dëshmojnë çastet e terrorit në aeroportin kryesor të Stambollit kur ai u sulmua nga tre kamikazë.
Janë momentet e para të fiksuara në kamera, që nga hyrja e kamikazëve më armë, hedhja e tyre në erë dhe më pas terrori i stampuar në fytyrat e qindra pasagjerëve dhe përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit.
Këto foto janë dokumentet e para të sulmit terrorist të mbrëmjes të së martës në aeroportin Ataturk, ku 41 persona mbetën viktima dhe 239 të tjerë u plagosën. Tre kamikazë u hodhën në erë e dyshohet se ata janë ndihmuar nga katër persona të tjerë, një prej të cilëve është kapur gjatë natës e tre kërkohen.
Një burrë me të zeza që qëllon ndaj njerëzve teksa ecën nëpër aeroport:
Një nga kamikazët duke hyrë në aeroport me një kallashnikov në dorë:
Një burrë me një fëmijë të plagosur në duar:
Mjekë dhe forca speciale të ushtrisë duke ndihmuar disa nga 239 të plagosurit:
Një nga kallashnikovët e përdorur nga tre kamikazët, i lënë në dysheme:
Trupa të viktimave në rrugë pas sulmit terrorist, ndërsa ekipet e para të emergjencës sapo kanë mbërritur në aeroport:
Pasagjerë të tronditur nga sulmet, të mbledhur jashtë aeroportit, pasi u evakuuan nga forcat e sigurisë:
Një nënë që humbi fëmijën e saj në sulmet terorriste ndihmohet nga ekipet mjekësore, pasi ka rënë në tokë për shkak të tronditjes së thellë:
Një tjetër nënë e fotografuar sapo ka mësuar fatin e fëmijës së saj, të vrarë nga kamikazët:
Hetuesit në vendngjarje, pranë disa prej trupave të viktimave të atentateve:
Në aeroportin Ataturk nis operacioni i pastrimit:
Mëngjesi i 29 qershorit. Ataturk i hapur për të rifilluar aktivitetin pas sulmit terrorist të të martës në mbrëmje