in

Fucecchio. Atentat dy shqiptarëve. Vdes 31-vjeçari Rucaj

Sipas 28 vjeçarit që ka mbetur i plagosur, ndërsa ishte në rrugë bashkë me shokun, Klaudio Rucaj, që mbeti i vdekur, u kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje

Romë, 16 korrik 2012 – Një i vdekur e një i plagosur rëndë, që të dy shqiptarë, janë viktimat e të shtënave me armë, mbrëmë në darkë në Fucecchio të Firences.

I plagosuri, 28 vjeç, u ka treguar karabinierëve, se ishte në rrugë me bashkatdhetarin 31 vjeç, Klaudio Rucaj, në fraksionin Ponte a Cappiano, kur nga një makinë  në ecje e sipër është shtënë me armë zjarri. 28-vjeçari ka arritur të lajmërojë të vëllanë që i ka çuar menjëherë në Ndihmën e Shpejtë të Fucecchios. Për 31 vjeçarin Rucaj nuk mund të bëhej asgjë, kishte vdekur, ndërsa 28-vjeçari është çuar urgjentisht në spitalin San Giuseppe të Empolit ku është operuar.

Sipas karabinierëve që po hetojnë për zbardhjen ngjarjen, ai ndaj dy shqiptarëve, është atentat i mirëfilltë. Sipas tyre, shkak i vrasjes mund të ketë qenë një grindje e mëparshme për një grua.

AK, Spahiu: “Emigrantëve t’u garantohet e drejta e votës”

Në fundjavë rreth 8.500 persona hyjnë në Shqipëri nga porti i Durrësit