in

Futboll. De Biasi buzëqesh: Shqipëria e italianëve kalon Norvegjinë

Fitorja e Shqipërisë në mediat italiane

Sukses i rëndësishëm i Shqipërisë me komisar teknik italianin Gianni De Biasi. Falë golit të Hamdi Salihit pas një ore lojë, kombëtarja kuqezi mund Norvegjinë dhe kapërcen në renditje pikërisht kombëtaren norvegjeze të drejtuar nga Olsen.

Një fitore e rëndësishme që i ka lejuar Shqipërisë të mbajë hapin e Islandës fituese në Slloveni, dhe të arrijë kuotën e 9 pikëve në grup.

De Biasi ka nxjerrë në fushën e lojës, mes të tjerësh, tre futbollistë që luajnë në serinë A të kampionatit italian: Canën, Bashën dhe Canin, plus Bogdanin të futur në minutat finale të ndeshjes.

Në pritje të sfidës mes Qipros dhe Zvicrës, renditja e grupit E është: Zvicra 10 pikë; Islanda 9, Shqipëria 9; Norvegjia 7; Sllovenia 3; Qipro 3.

Nga http://www.tuttomercatoweb.com

Futboll. Shqipëria mund Norvegjinë në Oslo. Sot është e dyta në grup

Futboll. Hirushja Shqipëri ëndërron Brazilin