in

Futboll. Hirushja Shqipëri ëndërron Brazilin

Fitorja e Shqipërisë në mediat italiane

Deri në fillim të viteve ‘90 ka qenë mes më të dobëtave, për të mos thënë skuadra më e dobët e Europës. Duket e pamundur ta shohësh sot që ndien aq pranë atmosferën e playoff për një vend në Brazil e në histori. E ka shumë të vështirë të vazhdojë kështu, por deri dje nuk kish pasur kurrë as iluzionin më të vogël që arrinte në fazën finale të një kampionati ndërkombëtar. E po të mbajmë parasysh që një nga ata që po ndihmojnë për të çuar përpara këtë ëndërr është një trajner italian atëherë mund të themi se Italia po jep kontributin e saj në këtë përrallë të bukur: e kemi fjalën për Shqipërinë e Gianni De Biasit. Fitorja në Oslo kundër Norvegjisë e ka çuar Shqipërinë në vendin e dytë të grupit pas Zvicrës, qëironia e fatit do që të jetë e përforcuar nga futbollistë me origjinë shqiptare. Shqipëria, ajo origjinalja, të paktën për sot është pas vetëm me 1 pikë, duke lënë pas vetes Norvegjinë, Islandën, Slloveninë dhe Qipron.

Deri në vitin 1966 Shqipëria as nuk kish marrë pjesë në kualifikimet për kampionatet botërore. Për herë të parë arriti të marrë vetëm një pikë në një grup eliminator që kishte edhe Zvicrën, Irlandën e Veriut dhe Holandën; më pas një fitore e 5 humbje në grupin e vlefshëm për kampionatin e mbajtur në Gjermaninë Lindore në vitin 1974. Pasojnë humbje epike, gjithnjë të renditur në fund të grupit. Arrijnë vendin e parafundit në kualifikimin për kampionatin evropian të vitit 2000 dhe 2004, gjithnjë duke lënë pas Gjeorgjinë. Një rritje e skuadrës vërehet në kualifikimet të Gjermani 2006, kur zë vendin e pestë ndër shtatë skuadra, e njëjta gjë edhe dy vjet më pas. Por gjithnjë, vite drite larg nga kualifikimi.

Gianni De Biasi
Këtë herë duket se mund të arrijë seriozisht, apo të paktën ta provojë: shorti ka qenë dashamirës. Zvicra është padyshim më e fortë, Norvegjia dhe Sllovenia të një niveli më të lartë, Islanda e Qipro të kalueshme. Shqipëria ka sot një kombëtare të rritur kryesisht falë eksperiencës që lojtarët e saj bëjnë jashtë shtetit. Nëse njëherë e një kohë asnjë nuk largohej dot nga vendi, sot vetëm katër lojtarë të kombëtares luajnë në kampionatin shqiptar. Të tjerët gjithandej: Itali, Greqi, Gjermani, Spanjë e deri edhe në Azerbajxhan e Kinë. Shumë prej tyre i njohim në Itali: Bogdani, Cani, Basha, Ujkani, Cana, Hysaj. Është ‘kolonia’ jonë më e bëshme dhe është e qartë që Seria A ka qenë për ta një palestër e rëndësishme. Pjesën tjetër e ka bërë De Biasi, që për mrekulli është i njohur kur solli Modenën në Serie A për dy vjet, e më pas e shpëtoi. E dyta pritet në Tiranë, kalendari i kualifikimeve për Botërorin i vë përpara Shqipërisë ndeshje direkte me Norvegjinë dhe Zvicrën në shtëpi dhe me Slloveninë, Islandën dhe Qipron në transfertë. Objektivi për vendin e dytë në grup është real. E sido që të vejë, do të jetë sukses.

Nga Gaetano Mocciaro, http://www.tuttomercatoweb.com

Futboll. De Biasi buzëqesh: Shqipëria e italianëve kalon Norvegjinë

Punonjësit sezonalë. Nga 26 marsi nisen kërkesat