in

Futboll. Më 18 nëntor, miqësore Itali-Shqipëri

Ndeshja do të luhet në Tardini të Parmës

Sipas Gazzetta dello Sport, tashmë është marrë pëlqimi edhe nga Federata e Futbollit e Tiranës: miqësorja Itali Shqipëri do të luhet. Të martën, më 18 nëntor në orën 18:00 në stadiumin Tardini të Parmës.

Miqësorja konsiderohet si historike, pasi kombëtarja kuqezi nuk është përplasur asnjëherë me të kaltrit, katër herë kampionë të botës.

Me siguri kuqezinjve nuk do t’u mungojnë tifozët në Tardini.  Do të jetë pak a shumë si të luajnë në shtëpi, jo vetëm për faktin se shumë lojtarë të kombëtares luajnë me skuadrat italiane por edhe pse janë të shumtë shqiptarët e Parmës dhe nga mbarë Italia që presin me padurim një ndeshje të këtij nivel për të brohoritur për ngjyrat kuq e zi.

 

Bari. Arrestohen pesë persona për trafik ndërkombëtar droge

Firence. Vrau the dogji 24-vjeçarin Misiraj, burgim i përjetshëm për Shako Malajn