Figc ngre kufirin e futbollistëve jokomunitarë që mund të luajnë në një skuadër të Serisë A. kush vjen nga jashtë duhet të zëvendësojë futbollistë të cilëve po u skadon kontrata apo që po largohen nga Italia. Kuota për lojtarë vendas në çdo skuadër për të mbrojtur fidanishtet italiane
Romë, 7 korrik 2011 – Vendoset sërish që në skuadrat e futbollit të serisë A të mund të luajnë deri dy lojtarë jokomunitarë, por klubet duhet të rezervojnë kuota për lojtarët që vijnë nga të ashtuquajturat “fidanishte” kombëtare.
Është ky kompromisi i vendosur dje nga Federata e Futbollit, Figc, e cila pranoi kështu nxitjen e presionin e Ligës A, që bashkon klubet e futbollit të kategorisë më të lartë. Nga sezoni i ardhshëm, ato mund të anëtarësojnë dy lojtarë jokomunitarë të ardhur nga jashtë, me kusht që të zëvendësojnë po aq lojtarë jokomunitarë me konratat në skadim ose që transferohen jashtë Italisë.
Ardhja e shumë lojtarëve të huaj nga jashtë Italisë mund të dëmtojë “fidanishtet”. Prandaj Federata e Futbollit i detyron skuadra e serisë A që të kenë në gjirin e tyre një kuotë të caktuar lojtarësh vendas, ata në moshën 15 deri 21 vjeç që janë të anëtarësuar në një klub në Itali prej të paktën tre sezonesh. Nëse për shembull skuadra a parë përbëhet nga 25 lojtarë, 8 duhet të jenë vendas.
“Vendosëm unanimisht mbi një problem strategjik për futbollin italian. Është një normë në përputhje me ato të 2009 dhe 2010, por me disa ndryshime”, deklaroi Abete, duke specifikuar se “u munduam të evitojmë që të rinjtë që bëhen profesionistë, të përdoren për zëvendësimin e një jokomunitari. Kjo është një normë garancie. Jemi brenda kuotave të përcaktuara nga Coni që përcakton se numri maksimal i kontratave të reja për jokomunitarët duhet të jetë 60”.
I kënaqur presidenti i Ligës së serisë A, Maurizio Beretta: “Kthimi i dy jokomunitarëve sjell për futbollin italian një rimëkëmbje të rëndësishme të aftësisë konkurruese për ekipet e Serisë A. Në këtë çështje ka pasur një sintoni mes të gjitha ligave A, B, Liga Pro dhe amatorët”. Edhe sipas pronarit të Lazios Claudio Lotito, “vendimi i marrë është në interes të sistemit të dhe do të shërbejë për të sjellë në Itali lojtarët më të mirë”.
Vendimin e djeshëm do të ndjehet menjëherë në tregun e transferimeve. Ai mund të zhbllokojë sjelljen tek Juventusi të brazilianit Bastos del Lione ose atë të bashkatdhetarëve të tij Ganso dhe Danilo Santos tek Milani.
Elvio Pasca