in

Garanti i të burgosurve: “Cie është më keq se burgu”

Garanti i të burgosurve të Bolonjës, Desi Bruno viziton qendrën e identifikimit dhe të dëbimit, Cie, “Struktura nuk është menduar për të mbajtur personat deri në gjashtë mua”

“Edhe më e keqe se në burg është situata e imigrantëve klandestinë në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit, ish Cpt”. Kështu thotë Desi Bruno, garanti i të burgosurve i Komunës së Bolonjës, pasi ka vizituar strukturën në rrugën Mattei.

Sipas ligjit 94/2009, të njohur ndryshe si paketa e sigurisë, të huajt duhet të qëndrojnë në këto qendra edhe për gjashtë muaj, ndërkohë që deri një vit më parë koha maksimale e qëndrimit në to ishte vetëm 2 muaj. Në këtë çast në Cie të rrugës Mattei mbahen 84 persona, nga të cilët 49 burra dhe 35 gra. Personat e mbyllur në këtë qendër “e konsiderojnë një kohë kaq të gjatë qëndrimi të padrejtë sepse nuk gëzojnë liri personale për një kohë të konsiderueshme e të pajustifikueshme nga vetëm fakti i të qenit pa dokumente në Itali” shpjegoi garanti.

Për më tepër është e lartë përqindja e atyre që sillen këtu nga burgjet, për të cilët ka procedura e dëbimit ka dështuar për kohën kur këta kanë qenë të burgosur “dhe për këta persona është e papranueshme një periudhë e mëtejshme deri në gjashtë muaj mungese lirie”.

Bruno nënvizon që “Cie nuk është e strukturuar për qëndrime kaq të gjata, që transformojnë përfundimtare mbajtjen në një dënim me heqje lirie,  pa qenë të parashikuara organizimi i mirëfilltë i regjimit të burgosjes dhe as garancitë e tipit juridiksional që e shoqërojnë”.

Italia vend tërmetesh

Garanti i të burgosurve: “Cie është më keq se burgu”