in

Genova. Arrestohet 29-vjeçari për rrahjen e të shoqes

Arrestohet një 29vjeçar shqiptar i akuzuar për keqtrajtim dhe sekuestrimin e të shoqes. Gruaja ka përfunduar në spital

Romë, 13 shkurt 2012 – Edhe për gjënë më të vogël, ka rrahur të shoqen për muaj me radhë, edhe në sy të të birit 4 muajsh. Deri mbrëmë në darkë kur karabinierët, e thirrur nga komshinjtë që dëgjonin britmat e gruas, kanë arrestuar burrin.

Sipas agjencisë Ansa, protagonistë të ngjarjes së hidhur janë një çift shqiptar që jetojnë në rrugën Bosio të Genovas. Ai 29 vjeç, furrxhi, ndërsa e shoqja 21.

Karabinierët e kanë gjetur gruan me foshnjën në krahë të ulur përdhe në një dhomë. Kishte fytyrën të mavijosur dhe plagë të tjera në trup. Atë e kanë çuar në spitalin San Martino ku e kanë shtruar, ndërsa burrin e kanë arrestuar menjëherë me akuzën e keqtrajtimeve dhe të sekuestrimit të të shoqes.

 

Kontrata e qëndrimit nuk duhet më, tani e thotë edhe ligji

Kosova përgatitet për të festuar katër vjet Pavarësi