in

Gjuha shqipe e Diasporës, festë në Selanik

Mbahet Seminari X i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi
Nga Anila Kadija

Muaji Maj shënoi një bashkëpunim të shkëlqyer të mësuesve në Greqi. Dhe jo vetëm! Lidhja e mësuesve shqiptarë në Greqi, me 7 maj të këtij viti hapi dyert e Seminarit të 10-të, me leje vendimi nr 2524/2011 të Gjykatës së Athinës, të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi. Një përvojë e bukur dhe e çmuar për t’u mbajtur mend ndër vite.

“Në qytetin e vatrës së dijes greke me universitetin më të madh, Aristoteli, të themeluar në 1925 ishte vendi i duhur, Selaniku, ku 10 vite më parë u hap kursi e parë i gjuhës shqipe nga të nderuarit mësues Dashmir Zaçe dhe Mimoza Bejkollari Dako – na thotë zonja Anila Kila, kryetare e Lidhjes – këtu u mësua për herë të parë gjuha jonë e dashur”.

Kishin ardhur përfaqësues nga të gjitha trevat e Greqisë gjithashtu edhe një grup përfaqësuesish të mesimit të gjuhës shqipe nga Londra, të Shoqatës Ardhmëria, ishin aty krejt me shpenzimet e tyre për të mbështetur dhe ndarë përvojën me projekte mësimdhënëse.

Të pranishme, nga fillimi deri në fund, figura të rëndësishme të Repuplikës së Kosovës si Osman Shahini, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Diasporës, Ymer Avdiu drejtor gjithnjë në MD, Azem Guri këshilltar i ministrit të Arsimit, Nuri Gashi, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, dhe Petrit Kelmendi.

Ishin të gjithë entuziastë. Mësues të motivuar, që u shkëlqente fytyra nga dashuria për atë ç’kishin krijuar dhe fuqizuar ndër vite. Një spektakël i veçantë, ashtu siç dinë të bëjnë fëmijët tanë nëpër Diasporë, me ngjyra kostumesh dhe këngë e valle nē shqip na solli hare qysh në fillimet e ditës. Ishin fëmijët e kursit të MPGjSh-së pranë Shoqatës “Progresi” Selanik.

Të larmishme dhe interesante të gjitha diskutimet që u ndezën përreth kumtesave të pranishme në këtë Seminar.

E veçantë ndērhyrja e njē studenteje universitare greke, Mary Drosopulos, e cila e kishte mësuar gjuhën shqipe nga zonja Aurela Konduri mësuese e gjuhës shqipe pranë Shoqatës “Nënë Tereza” Selanik. Do tē kisha përmendur të gjitha emrat në këtë grup personash të cilët erdhēn në Selanik pa bujë mediatike, pa shpenzime të mbuluara nga fonde politike, që pas orë të gjata udhëtimi folën, diskutuan, dhanë dhe morën ide të reja për t’ua përcjellë brezave në bankat e kurseve të tyre bashkë me dashurinē për gjuhën.

Nuk reshtën së treguari aq bukur, ndërsa edhe një përfaqësues i vetëm i shtetit shqiptar, që u ndodh aty, nuk e bëri edhe pse iu dha mundësia. E pranishme për pak çaste, erdhi dhe iku, zonja Pavlina Ylli, konsulle e përgjithshme në konsullatën e Selanikut. Nuk pati kohë të dëgjonte as fëmijët mendo mësuesit!

“Por kjo nuk na stepi as na befasoi – vazhdon zonja Kila. – Ne patem aq gjëra të bukura për të treguar rreth Seminarit, aq emocione të ndara me njerëz të ngeshëm dhe të respektuar sa momentet e tensioneve i tresim me bashkëpunime frytdhënëse dhe jo fjalë në erë”.

Programi i Seminarit

1) Dygjuhësia, ndikimi dhe roli i saj në mësimin e gjuhës shqipe

2) Marrëdhëniet shkollë-familje në kushtet e sotme të funksionimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.”

PROGRAMI

E diel, më 7 maj 2017
Ora 9:00
Adresa: Vergina Hotel, Selanik
Organizon: Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi

Seanca e parë
Ora 9:00 – 9:30 Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

Hapja e Seminarit të 10-të nga Kryetarja e LMShG-së, Anila Kila.

Program përshëndetës nga fëmijët e kursit të MPGjSh-së pranë shoqatës “Progresi”, Selanik.

Përshëndetje nga e nderuara zonja Elvana Zace, Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Osman Shahini sekretari pergjithshem i MD, Lutfi Vata kryetar i shoqatës Ardhmëria Londër, kryetari i shoqatës “Nënë Tereza” Arjan Cara dhe kryetari i shoqatës “Progres” të Selanikut, Theodhori Miho.

ora 11:00 – 11:30 Pushim për kafe

Seanca e dytë
0ra 11:30

Kristina Maligoudi, UniversitetiAristoteli, Selanik.

Aspasia Hatzidaki, Universiteti i Kretës.

Aurela Konduri, Mësuese e MPGJSH, Shoq. “Nënë Tereza” Selanik, prezantohen me temën: “Vlerësimi pedagogjik i dygjuhësisë së nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe. Translanguaging, një rast studimor” .

Nuhi Gashi, zyrtar i lartë i MAShT, Kosovë, prezantohet me temën: “Roli identitar i mësimit të gjuhës shqipe dhe puna me tekstet shkollore aktuale tëe projektit të MAShT të Kosovës, TEKSTE PER DIASPORËN

Aida Haziri dhe Anila Kadija, mësuese të MPGjSh-së Londër, prezantohen me temën: “ Loja e ngjyrave dhe fantazia është një aspekt sa çlodhës edhe krijues”.

Armida Plangarica, sociologe, prezantohet me temën: “Gjuha -mjet i forcimit të nacionalizmit”.

Arjan Polisi, mësues i MPGjSh-së në Selanik , prezantohet me temën: “Marrëdhënia shkollë-familje primare në funksionimin e mësimit plotësues të gjuhës Shqipe tek fëmijët që flasin dy gjuhë.

Ora 15:30 – 16:00 Shpërndarja e certifikatave pjesëmarrësve në seminar

 

 

 

 

La poesia di Irma Kurti al Salone internazionale del Libro a Torino

Një Macron për Shqipërinë