in

Gjykata u njeh pafajësi dy shqiptarëve të akuzuar për krime të rënda

Në dy gjyqe të ndryshme të ditëve të fundit u është njohur pafajësia një 22-vjeçareje shqiptare e akuzuar për vrasje dhe një kosovari 31-vjeçar i akuzuar për dhunë seksuale

Romë, 9 maj 2014 – Gjykata e krimeve të rënda të Milanos i ka njohur sot pafajësinë një prostitute shqiptare 22 vjeçe që akuzohej se kish vrarë një klient të sajin pas një marrëdhënieje seksuale. Viktima, 44-vjeçari Salvatore Cercabene, u gjet i vdekur në makinën e tij në periferi të Milanos më 21 qershor 2012.

22-vjeçarja F.L. u ndalua pas një viti hetimesh nga karabinierët e Milanos dhe RIS i Parmës. ajo ka pohuar gjithnjë se ka qenë në makinë me viktimën por jo vetëm që nuk e ka vrarë ajo, por në të kundër, është rrahur e narkotizuar prej tij. Kur është zgjuar ka parë që Cercabene ishte i vdekur dhe e trembur është larguar.

Në gjyq doli se viktima ishte dënuar më parë për keqtrajtim të një prostitute me me 6 vjet burg dhe fakte të tjera në mbrojtje të versionit të 22-vjeçares. Për këtë arsye gjykatësit nuk pranuan kërkesën e prokurorit që kërkoi 15 vjet heqje lirie për vajzën, por i njohu asaj pafajësinë e plotë sepse “faktet nuk përbëjnë krim”.

Vetëm pak ditë më parë, gjykata e Brescias i ka njohur pafajësinë një kosovari 31 vjeç, marangoz, që një vit më parë u padit nga një 27-vjeçare e Roccafranca-s që u tha forcave të rendit se ai kish abuzuar seksualisht me të ndërsa bënin një shëtitje me biçikletë.

Pas padisë së 27-vjeçares, më 25 prill 2013, karabinierët kanë ndaluar  marangozin dhe kanë nisur thellimin e hetimeve pasi mes verioneve të “viktimës” dhe “fajtorit” kishte shumë mospërputhje. Kosovari thamenjëherë se kishte qenë vajza ajo që ish përpjekur t’i afrohej dhe se ky nuk kishte pranuar, dhe se më pas ka dashur të marrë hak dhe e ka denoncuar për dhunë seksuale. Nga ana tjetër as forcat e rendit e as mjekët që vizituan 27-vjeçaren nuk gjetën asnjë element të vlefshëm që të vërtetonte përdhunimin.

E marrë disa herë në pyetje nga gjykatësit, vajza është ngatërrruar disa herë me fjalët e veta ndaj në fund gjykatësit kanë vendosur të mos e konsiderojnë të besueshëm versionin e saj e t’i njohin kosovarit pafajësi të plotë me motivin “fakti nuk ekziston”.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Kryeministri Rama nesër në Sallonin e Librit në Torino

Municipi Roma V, nismë e re për bashkëjetesën multikulturore