in

Goditje e fortë ‘Ndrangheta-s, 304 arrestime në gjithë Italinë

Arrestohen 304 vetë mes të cilëve edhe persona me pozitë të akuzuar për trafik armësh dhe lëndësh narkotike, vrasje, zhvatje e dhënie parash me fajde

Romë 13 korrik – Janë 304 mandatet e arresteve që janë lëshuar sot nga autoritetet e drejtësisë në Lombardi dhe Calabria, me një operacion masiv (tremijë forca të karabinierëve dhe të policisë së shtetit) kundër organizatës mafioze ‘Ndragheta. Arrestimet janë fryt i hetimeve të gjata të bëra në bashkëpunim të prokurorive distriktuale të Milanos dhe Reggio Calabrias. Hetimet kanë mundësuar dokumentimin e administrimit nga organizata mafioze kalabreze të veprimtarive të paligjshme në Calabri dhe të infiltrimit të saj në veri të Italisë, ku po shtrinte interesat e paligjshme në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Është arrestuar 80-vjeçari Domenico Oppedisano, 80 vjeç i konsideruar nga hetuesit numri një i organizatës mafioze. Ndër të arrestuarit rezulton edhe drejtori i Agjencisë Shëndetësore Lokale të Pavias, Carlo Antonio Chiriaco, i cili akuzohet për veprimtari mafioze dhe korrupsion. Në hetim janë përfshirë edhe këshilltari komunal i Pavias, Pietro Trivi, i cili dyshohet për korrupsion elektoral dhe ish-këshilltari provincial i Milanos, Antonio Oliviero, i cili dyshohet për korrupsion. Ndër të hetuarit rezultojnë edhe katër karabinierë të provincës Rho të Milanos.

Për të arrestuarit e të ata të vënë nën hetim akuzat shkojnë nga trafik armësh dhe lëndësh narkotike, në vrasje, korrupsion, zhvatje e dhënie parash me fajde.

Pasaporta e shtrenjtë e emigrantit

Orienti te dera e shtëpisë