in

Google urren Shqipërinë?

Cutts: “Aspak. Kemi krijuar edhe google.al!”. Për të mos folur për përshëndetjen e 100vjetorit të pavarësisë kur sigla e Google-it u vesh kuqezi

Matt Cutts, që drejton grupin e punës së optimizimit të kërkimëve në motorin më të madh online, Goolgle, i përgjigjet me një video një pyetjeje që i është drejtuar nga një djalë nga Kosova, që ankohet për mungesën e disa shërbimeve në gjuuhën shqipe.

Siç tregon vetë Cutts, me pak fjalë pyetja është; “A e urren Google Shqipërinë?”.

Disi i dëfryer nga pyetja, Cutts përgjigjet: “Google nuk e urren Shqipërinë”.

Dhe në mbrojtje të tezës së tij kujton se tashmë Google ka vënë në përdorim Google.al dhe se me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë pati një Doodle speciale për të përshëndetur Shqipërinë e shqiptarët në festë.

Lidhur me mungesën e shërbimeve në gjuhën tonë, shprehet: “Po punojmë që të shtojmë numrin e shërbimeve për përdoruesit e Google-it në gjuhën shqipe. Megjithatë kjo nuk është e lehtë”.

“E duam Shqipërinë shumë. Por duhet kohë për t’u dhënë gjuhëve si shqipja të gjithë mbështetjen që ato meritojnë”, thotë Cutts.

Seconde generazioni. Arriva italiani+, lunedì il lancio alla Camera dei Deputati

Irma Hadaj, e vrarë nga i shoqi, ka rreth 40 plagë thike në trup