in

Grasso: Në 7 vjet, 3.180 viktimat e trafikut të njerëzve

Ndër ta 212 të mitur

Ascoli Piceno, 29 mars 2011 – “Në shtatë vjetët e fundit, pra nga 1 janari i 2004 në 31 dhjetor të 2010 janë regjistruar 3.180 viktima të trafikut të qenieve njerëzore, ndër ta 212 janë të mitur dhe 3.188 persona janë hetuar mbi përgjegjësitë lidhur me këtë fenomen”

Kështu bëri të ditur prokurori kombëtar antimafie Piero Grasso gjatë një konference të Policië së Shtetit në Ascoli mbi temën e trafikimit të emigranteve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

“Viktimat janë kryesisht me origjinë nga vendet ballkanike – deklaroi Grasso – me në krye Rumani dhe Bullgaria, më pas radhiten Nigeria e vende të tjera afrikane. Për sa i përket personave të hetuar, shumica janë shqiptarë dhe rumunë (të etnisë rom), por edhe bullgarë dhe kinezë “. Sipas prokurorit antimafie gjithsesi “fenomeni i trafikimit dhe i shfrytëzimit si të grave ashtu dhe të të miturve në gjashtë vjetët e fundit ka mbetur konstant dhe nuk është shtuar, siç mendohej. Për ta luftuar me efikasitet, vazhdoi Grasso,  duhet ecur paralelisht si me shtypjen gjyqësore ashtu dhe me programet që synojnë shtimin e bashkëpunimit të viktimave të trafikimit me hetuesinë e organet kompetente. Kjo për të arritur në zbulimin jo vetëm të shfrytëzuesve, por edhe të drejtuesve të organizatave kriminale që i drejtojnë, organizata që gati gjithnjë nuk e kanë kreun në Itali.

Cineca flet shqip

Flukset për sezonalët: ja kuotat sipas provincave