in

Greqi. Arrestohet Arbër Bako për plagosjen disa ditë më parë të 15 vetëve

Në të gdhirë të 22 nëntorit, qëlloi me breshëri në një lokal nate

Tiranë, 26 nëntor 2014 – Forcat speciale të policisë greke kanë arrestuar sot në mesditë 31-vjeçarin Arbër Bako nga Kuçova, i cili duhet të përgjigjet për plagosjen e 15 personave. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 nëntorit në Athinë, kur 31-vjeçari ka hapur xjarr me një kallashnikov, duke lënë të plagosur 15 klientë të lokalit.

Sipas mediave greke, Arbër Bako është vënë në pranga në banesën e një mikut të tij në kryeqytetin grek. Për arrestimin e Bakos, kanë ndërhyrë forcat speciale të “EKAM”-it dhe është përdorur edhe një helikopter i ushtrisë grekej.

Gjithnjë sipas mediave greke, përveç shqiptarit të dyshuar, janë arrestuar edhe dy miqtë e tij, L.K 34 vjeç dhe D.K 32 vjeç. Identifikimi dhe kapja e Bakos ka qenë e vështirë, pasi 31-vjeçari ndryshonte shpeshherë identitetin.

Gjithashtu, shqiptari akuzohet edhe për dy përplasje të tjera me armë, ku në rastin e parë dyshohet se ka vrarë një 44-vjeçar grek, ndërsa në një tjetër ngjarje ka plagosur një 21-vjeçar shqiptar.

Plagosja e 15 vetëve

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 nëntorit, në një lokal nate në zonën Akti Dilavefri të Athinës. Dëshmitarët okularë thanë se një shqiptar, i identifikuar më pas nga policia përmes filmimeve të telekamerave dyqaneve përreth vendngjarjes si Arbër Bako, ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit. Pasi ka sharë dhe ka ofenduar të gjithë klientët që ishin të ulur në tavolina, ka bërtitur “Tani do të derdhet gjak” dhe ka qëlluar me breshëri, me një kallashnikov. Raporti final i policisë greke ishte 15 të plagosur, gjashtë prej tyre kanë marrë ndihmën e parë dhe u kthyen në shtëpitë e tyre, ndërsa për nëntë të tjerë qe e nevojshme t’u nënshtroheshin operacioneve.

Shqiptarët e Italisë në festë

Dy bomba dhe një letër me fantazmën e Enver Hoxhës