in

Greqi. Dhunë mbi shqiptarin vetëm për shkak të kombësisë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lamias. Sipas mediave, një shqiptar 20-vjeçar ka shkuar në polici ku ka deklaruar se një aktivist i Agimit të Artë i është afruar duke e pyetur nëse është shqiptar. Pasi ai ka pohuar, anëtari i Agimit të Artë ka nisur ta godasë me çfarë kishte në duar. I riu shqiptar ka mbetur përtokë i përgjakur.

Me anë të telefonit, ai ka kërkuar ndihmë në polici. 20-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë.

I riu shqiptar thotë se do të ngrejë një padi ndaj aktivistit të Agimit të Artë.

Sulmi i rëndë vjen në një kohë kur Greqia është e tronditur nga vrasja e një këngëtari nga aktivistët e Agimit të Artë.


Αλλοδαπός καταγγέλλει ξυλοδαρμό από Χρυσαυγίτη di LAMIASTARGR

Rama në Euronews: “Në 10 vjet e shoh Shqipërinë anëtare të BE-së”

Studente straniero? L’Accademia delle Belle Arti di Roma costa 1.000 euro in più