in

Grillo kundër senatorëve të tij: “Është gabim të shfuqizohet krimi i klandestinitetit”

Lideri i Lëvizjes 5 Yjet dhe Casaleggio shkruajnë në rrjet: “Gabim në metodë e në përmbajtje. Po ta kishim propozuar në fushatë elektorale do të kishim mbetur nën 1%. Është një ftesë për klandestinët”

Romë, 10 tetor 2013 – Beppe Grillo e Gianroberto Casaleggio janë kundër amendamentit që shfuqizon krimin e klandestinitetit që kaloi dje në komisionin e drejtësisë në Senat. Amendament që mban firmën e Andrea Cioffit dhe MaurizioBuccarella, senatorë të Lëvizjes 5 Yjet.

“Qëndrimi i tyre – shkruan lideri i M5S në blogun e tij – është vetëm personal. Nuk është diskutuar në asamble me senatorë të tjerë të Lëvizjes, nuk përfshihej në Programin e votuar nga 8 milionë e gjysmë zgjedhës, nuk i është nënshtrur asnjë verifikimi formal në brendësi. Nuk jemi dakord as në metodë e as në përmbajtje”.

“Në metodë – shpjegojnë Grillo e Casaleggio – sepse një zëdhënës nuk mund të marrë një vendim kaq të rëndësishëm mbi një problem shumë delikat në rrafshin social, pa u konsultuar me askënd. M5S nuk ka lindur për të krijuar ndonjë ‘doktor Stranamore’ në Parlament jashtë çdo kontrolli. Nëse gjatë zgjedhjeve politike do të kishim propozuar shfuqizimin e krimit të klandestinitetit, i pranishëm në vende shumë më civile se i yni, si Franca, Britania e Madhe e Shtetet e Bashkuara, M5S do të kishte marrë një përqindje prej prefiksi telefonik (zero e diçka). Të zëvendësosh opinionin publik, vullnetin popullor është praktika e partive që duan “të edukojnë” qytetarët, por jo e jona. M5S dhe qytetarët që bëjnë pjesë në të dhe që e kanë votuar janë një entitet i vetëm”.

“Në përmbajtje – shtojnë – ky amendament është një ftesë për emigrantët e Afrikës e të Lindjes së Mesme të imbarkojnë në drejtim të Italisë. Mesazhi që do të marrin do të interpretohet në mënyrën më të thjeshtë “Klandestiniteti nuk është më krim”. Lampedusa është në kolaps dhe Italia nuk ndihet edhe aq mirë. Sa klandestinë jemi në gjendje të presim nëse ndër tetë italianë, njëri nuk ka para për të ngrënë?”.

Lexo edhe:

Të jesh klandestin nuk do të jetë më krim
Senati i hap rrugë heqjes së veprës penale të klandestinitetit

Ricongiungimento familiare. E se il mio reddito non basta?

Gli albanesi d’Italia cantano Verdi