in

Grosseto. Vrasësi i Klevis Kukës dënohet me rreth 15 vjet burg

Në të gdhirë të 11 gushtit 2013, Mirko Fiorini goditi 16 herë me thikë e la të vdekur në rrugë 28-vjeçarin nga Tirana

Romë, 16 tetor 2014 – Është dënuar me 14 vjet e 8 muaj heqje lirie 22-vjeçari nga Grosseto Mirko Fiorini që natën mes 10 e 11 gushtit të vitit të shkuar i ka marrë jetën Klevis Kukos, 28 vjeç na Tirana. Fiorini është njohur fajtor për vrasje të vullnetshme dhe mbajtje droge.

Klevis Kuko ishte nga Tirana por jetonte në Toskanë prej 4 vjetësh. Trupi i tij i pajetë u gjet mëngjesin e11 gushtit 2013 në një pellg me gjak buzë rruge në një zonë industriale pak të frekuentuar darkave. I riu është goditur 16 herë me thikë në kurriz dhe në fyt dhe ka vdekur nga gjakderdhja. Pak metra nga trupi i Kukos, thika akoma e gjakosur dhe motoçikleta me të cilën ai duhet të kishte shkuar deri aty.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Për ndeshjen që vazhdon

Humor e biznes në Gjermani: “Së shpejti dron shqiptar, flamuri falas”