Përfundon në burg Eduart Saliaj që më 17 qershor ka goditur me grusht një 37-vjeçare që për këtë arsye ka rënë në koma
Romë, 14 nëntor 2011 – Policia e Torinos ka arrestuar Eduart Seliajn, 36 vjeç, që punonte herë pas here si roje në diskotekë, me akuzën e tentativës së vrasjes. Konsiderohet përgjegjës për goditjen me grusht, të një gruaje 37 vjeç, që për këtë shkak ra në koma. Ngjarja është e 17 qershorit e ka ndodhur në një bar të Torinos.
Gruaja ka mbetur në koma për tre muaj, tani ka dalë prej saj por nuk kujton asgjë e nuk arrin të flasë mirë.
Për kapjen e Saliajt kanë qenë vendimtare dëshmitë e frekuentuesve të barit.
Hetimet janë ende të hapura për të qartësuar shkaqet e agresionit. Sipas policisë, Saliaj e gruaja ishin njohur pikërisht në barin ku ka ndodhur ngjarja.