in

Hagë: Haradinaj është i pafajshëm

Gjykata e Hagës shpalli sot të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës Ramush Haradinajn, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn dhe urdhëroi lirimin e tyre. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga “Vendimi i Gjykatës është dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës sonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë mveshur”

Gjykata e Hagës shpalli sot të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës Ramush Haradinajn, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn dhe urdhëroi lirimin e tyre.

Në Kosovë po festohet, fishekzjarret mbushin qiellin në qendër të Prishtinës.

Presidentja e Republikë s së Kosovës, Atifete Jahjaga, mirëpreti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e luftës në Jugosllavi, që shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidentja e Kosovës, në një deklaratë, shpreh kënaqësinë që  Haradinaj po i kthehet familjes së tij, qytetarëve të Kosovës dhe vendit për të vazhduar të japë kontributin e tij në konsolidimin dhe forcimin e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës për Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, është edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës sonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë mveshur”, thekson ajo.

Presidentja e Kosovës përgëzon qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Sipas saj, institucionet dhe qytetarët e vendit, me bashkëpunimin e tyre me këtë gjykatë, me gatishmërinë si shtet dhe shoqëri për të përmbushur detyrimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur besim të plotë, janë bërë shembull për tërë rajonin.

Lajmi pritet me gëzim edhe në Shqipëri.

Për kryeministrin Berisha “ky ishte lajmi më i gëzueshëm që u erdhi të gjithë shqiptarëve në këtë ditë, pafajësia e ish-kryeministrit të Kosovës dhe komandantit legjendar” dhe ka nënvizuar se s’ka pasur kurrë dyshim tek pafajësia e Haradinaj.

“29 Nëntori agoi me pafajësinë përfundimtare për UÇK-në përmes pafajësisë së njohur për Haradinaj e luftëtarët e tjerë. Është një çast i jashtëzakonshëm pasi që prej sot të gjitha hijet e hedhura nga keqdashësit mbi lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroikën e luftëtarëve të saj janë fashitur një herë e përgjithshëm” është shprehur kryetari i socialistëve, Edi Rama.

 “Lajme shumë të mira vijnë sot nga Gjykata e Hagës, ku Haradinaj fitoi për herë të dytë pafajësinë duke i dhënë legjitimet dhe krenari luftës së drejtë në Kosovë”- tha edhe Ilir Meta, kreu i LSI-së.

 

Koncerti i madh i Rita Orës mbyll festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë

Bersani: “Shtetësi dhe integrim i vërtetë”. Renzi: “Të ndryshohet Bossi-Fini”