in

Hepatiti B: tregohu i mençur, bëj analizën

Nga 21 maji deri më 15 qershor 2012 ofrohet mundësia për të kryer falas testimin për hepatitin B – Fushatë informuese

Hepatiti B shkaktohet nga një virus tepër ngjitës që prek mëlçinë. Kjo është një nga sëmundjet më të rënda dhe të përhapura në botë. Nëse një person ka hepatitin B kronik dhe nuk kurohet, sëmundja mund të shkaktojë dëme serioze të mëlçisë, duke përfshirë edhe kancerin e mëlçisë.

Në të gjithë botën, rreth dy miliardë njerëz kanë hepatitin B. Nga këta, rreth 400 milionë të sëmurë arrijnë në fazën kronike të hepatitit B, pra me virusin që u mbetet në trup. Më shumë se një milion njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit nga hepatiti B.

Qëllimi i fushatës “Hepatiti B: “Hepatiti B: tregohu i mençur, bëj analizën” është informimi i popullatës mbi sëmundjen, mënyrën e infektimit, sjelljet e rrezikshme dhe mënyrën e mbrojtjes nga infeksioni. Nga 21 maji deri më 15 qershor 2012, të gjithëve u ofrohet mundësia për të kryer falas testimin për hepatitin B në një nga laboratorët që janë lidhur me nismën në 15 qytete italiane: Milano, Brescia, Bergamo, Padova, Torino, Reggio Emilia, Pisa, Firence, Romë, Napoli, Bari, Foggia, Cagliari, Messina, Palermo. Testi mund të prenotohet në dy mënyra: nëpërmjet numrit të posaçëm falas 800.027.325 dhe në internet në faqen www.epatiteb2012.it përmes formularëve të posaçëm.

Skandali Arcobaleno. Asnjë fajtor për shkak të tejzgjatjes së procesit

Tërmeti trondit Italinë e Veriut