in

Hersiana Matmuja, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong 2014

Me këngën “Zemërimi i një nate” është shpallur fituese e edicionit të 52-të të Festivalit ne RTSh

Tiranë, 30 dhjetor 2013 – Këngëtarja Hersiana Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2014. Kënga e interpretuar prej saj, “Zemërimi i një nate”, me vargje të Jorgo Papingjit dhe muzikë e orkestrim të Genti Lakos, u përzgjodh si më e mirë mes 16 krijimeve të reja që u prezantuan në tre netët e edicionit të 52-të  të Festivalit në Radio Televizionin Publik Shqiptar, që u mbyll të mbrëmjen e 28 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Hersiana apo, siç e thërrasin, Hersi Matmuja, është 23 vjeçe. Ka lindur në Kukës, por nga viti 2009 jeton në Romë ku ka studiuar për kanto në konservatorin e Santa Cecilias. Në festivalin e Këngës në RTSh ka marrë pjesë për herë të parë në edicionin e 45-të dhe atëherë është vlerësuar me çmimin e parë në kategorinë e të rinjve me këngën “Ah Jetë, Oh Jetë”. Nga viti 2010, edhe pse jeton në kryeqytetin italian, është ngjitur në skenë në të gjitha edicionet e festivalit të këngës në Tiranë e këtë vit, me pjesëmarrjen e saj për të pestën herë, fiton çmimin e parë dhe pret biletën për në Kopenhagen ku do të mbahet Eurovision, Festivali Evropian i Këngës.

Një nga të ftuarit specialë të natës finale e edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në RTSh ishte edhe Elhaida Dani fituese e ”The Voice of Italy”. Me interpretimin e këngës Adagio ajo ka merituar duartrokitje të gjata të publikut në sallë të ngritur në këmbë.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Vigile urbano insulta Kyenge: “Primate scroccona”

Milano. Arrestohen dy persona për vrasjen barbare të Shkëlzim Malajt