in

Himni i gëzimit i Beethovenit kundër ksenofobëve

Kundërprotesta e muzikantëve të operës së Mainz-it. Muzika dhe kori mbulojnë sloganet anti-imigrantë të partisë ksenofobe

Mainz (Gjermani), 26 nëntor 2015 – Himni i gëzimit, himni i Evropës, teksti i të cilit thotë “njerëzit janë të gjithë vëllezër”, kundër atyre që duan t’u mbyllin portat e Evropës të gjithë personave që arratisen nga luftëra dhe persekutime.

Kur para disa ditëve në sheshin qëndror të Mainz-it, në Gjermani, partia ekstremiste e djathtë Alternative für Deutschland (AfD) u mblodh për të manifestuar “kundër kaosit të azilit politik, muzikantët dhe këngëtarët lirikë të Operës vendosën të ngrenë zërin: nga tarraca e teatrit, që jep në të njëjtin shesh ku manifestohej, ia kanë marrë të gjithë bashkë, kori dhe orkestra, sinfonisë së nëntë të Ludwig Van Beethovenit, pjesë e të cilës është “Himni i Gëzimit”.

Një kundër-manifestim muzikor që mbushi sheshin më shumë se ç’arrinin të bënin altoparlantët e AfD-së, duke mbuluar sloganet ksenofobe, gjë që irritoi jo pak eksponentët e partisë.

Tani AfD ka paraqitur padi për “shkelje të së drejtës së tubimit”, por nga Opera përgjigjen se nuk janë penduar për atë çka bënë, e nëse do të gjobiten, do të organizojnë një tjetër koncert.

I arratisur dy herë nga burgu, Valentin Frrokaj vritet nga i zoti i vilës që donte të vidhte

Prokuroria për tregtarin që vrau Frrokajn: “Vetëmbrojtje e ligjshme”