in

Hiqet si i mbytur për t’i shpëtuar martesës – Lajmi i vjetër që ofrohet si i ri

Një lajm interesant zë sot faqet e kronikës në Itali e përcillet menjëherë edhe në Shqipëri: 26-vjeçari Xhevahir Gjuta hiqet si i mbytur në Grosseto për t’i shpëtuar martesës me mblesëri që i kishin bërë familjarët në Kukës. Sipas mediave italiane e shqiptare, pas katër muajve “ridel” nga deti e paraqitet në polici sepse e ka të pamundur të jetojë pa dokumente, pa kartë krediti e pa telefon.
Lajmi është i këndshëm, me “happy end” e që tërheq vëmendjen e lexuesve. Por gjynah që është i vjetër, plot i tre vjetëve përpara. Në fakt Xhevahiri, për miqtë Jimmy, sot 29 vjeç u zhduk në mars të vitit 2013 dhe u “ringjall” në korrik të atij viti gjë që verifikohet jo vetëm nga mediat e asaj kohe por edhe nga komentet e në faqen e tij facebook në gusht të të njëjtit vit.
Pse lajmi doli e mori dhenë sot? Ndoshta nga pakujdesia e dikujt, nga “zotësia” prit-e-ngjit e shumë të tjerëve e nga gatishmëria e redaksive të mediave shqiptare që përkthejnë pa verifikuar çfarëdolloj lajmi që del në mediat e huaja.

 

Vrasja akoma “pa autor” e 21 janarit; familjarët i drejtohen Strasburgut

Difende la moglie dagli insulti razzisti, il profugo viene massacrato a morte