in

Historiani: “Ndryshimi i kombësisë është veprim antishqiptar”

Pëllumb Xhufi ndërhyn në çështjen e nxehtë të ditëve të fundit mbi deklarimin e kombësisë. Çështje që u kthye sërish në aktualitet pas ndërhyrjeve të pavend të konsullit grek në Korçë

Tiranë, 23 shkurt 2011 – “Falënderoj ato struktura të shtetit shqiptar dhe duhet t’u jemi me të vërtetë mirënjohës, siç është rasti konkret i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilat me patriotizëm, me profesionalizëm me ndershmëri i janë kundërvënë një regjistrimi i cili ka qëllime të hapura antishqiptare”, theksoi Xhufi, i cili shtoi se, “dua të falënderoj edhe Gjykatën Kushtetuese në rastin e mëparshëm të hedhjes poshtë  të marrëveshjes së shitjes së detit me Greqinë”.

Çështja e ndryshimit të kombësisë si dhe regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare shihet nga politikani dhe historiani Pëllumb Xhufi si një nga problemet më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të shqiptarëve. Ai mbështet iniciativën e rreth 74 shoqatave shqiptare për të ndryshuar draftin  mbi regjistrimin e popullsisë. Pëllumb Xhufi shprehu mirënjohje edhe ndaj atyre strukturave shtetërore që i janë kundërvënë këtij regjistrimi mbi baza etnike e fetare.

Pëllumb Xhufi thekson se politika shqiptare vijon të heshtë ndaj këtij problemi. “Nuk do të kisha fjalë të mira për politikën, e cila hesht për këtë problem” -tha Xhufi. “Por”, vijon Xhufi, “do të bëja një padrejtësi të madhe nëse nuk do të veçoja një parti politike dhe kjo është Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila është e vetmja parti politike, e cila është ngritur kundër këtij regjistrimi. Të tjerat të majta apo të djathta, madje edhe ato që thonë se mbrojnë interesat e atdheut, kufirin etj. nuk kanë vepruar”, u shpreh historiani Xhufi.

Konstatimi që bën Xhufi mbi këtë çështje është se ajo “nuk përbën shqetësim vetëm për shoqatat, apo për personat më të moshuar, por “ky është një problem që shqetëson mjaft rininë shqiptare, e cila ka temë të ditës çështjen e kombësisë”

Italia i kërkon ndihmë Europës për klandestinët

Kosovë: Pacolli president e Thaçi kryeministër