in

Italia i kërkon ndihmë Europës për klandestinët

Ndërsa vazhdojnë zbarkimet e imigrantëve në Sicili, të lidhura me krizën politike të vendeve të Afrikës veriore, Italia i kërkon sërish Bashkimit Europian të mos lihet vetëm në përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mes kërkesave të dërguara komisionit, organizmit që qeveris BE-në, është edhe një për pjesëmarrjen e policive të vendeve të tjera evropiane në patrullimet e Detit të Mesdheut. Këto duhet të zbulojnë barkat e emigrantëve përpara se ato të mbërrijnë në brigjet italiane dhe t’i shoqërojnë deri në portet nga janë nisur.

Por kërkesat më të rëndësishme janë ekonomike, si 100 milionë eurot që nevojiten për të paguar tre muajt e parë të ndërhyrjeve. Italia kërkon më kot prej vitesh të ndajë mes të gjitha shteteve evropiane shpenzimet që ka pasur për administrimin e klandestinëve, kërkuesve të strehimit politik dhe refugjatëve.

Në fakt, zbarkimet nuk mund të konsiderohen problem vetëm i Italisë. Shumë prej emigrantëve që mbërrijnë në Sicili, kanë thënë që nuk dëshirojnë të qëndrojnë këtu, por shpresonin të arrijnë në Francë, Gjermani apo vende të tjera evropiane.

Dygjuhësia mban trurin të ri

Historiani: “Ndryshimi i kombësisë është veprim antishqiptar”