in

Hyn në fuqi testi i gjuhës italiane për kartën e qëndrimit

Nga 9 dhjetori të huajt që do të kërkojnë lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë apo të ashtuquajturën kartë qëndrimi, duhet të paraqesin kërkesën për të bërë testin e gjuhës italiane në www.testitaliano.interno.it. Do të jenë prefekturat që do të ndjekin procedurën dhe do t’u nisin rezultatet kuesturave

Romë, 19 nëntor 2010 – Mbërrin testi i gjuhës italiane për të gjithë ata që duan të marrin kartën e qëndrimit (lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë). Do të nisë nga 9 dhjetori procedura informatike që do të mundësojë administrimin e kërkesave për testin.

Nga kjo datë, me ardhjen në fuqi të dekretit të 4 qershorit 2010 që disiplinon mënyrën e kryerjes së testit dhe nivelin e njohjes së gjuhës italiane, i huaji i interesuar duhet t’i paraqesë on line sportelit unik të provincës së rezidencës kërkesën për të bërë testin e gjuhës, duke u lidhur me www.testitaliano.interno.it dhe duke përpiluar formularin e kërkesës.

Mënyrat e paraqitjes së kërkesave, të administrimit të procedurës si edhe kryerja e testit të italishtes shpjegohen në qarkoren e ministrisë së Brendshme 7589 të 16 nëntorit 2010.

vijon: Testi i gjuhës. Kush duhet të bëjë dhe si të prenotojë

“Tra il dire e il F.A.R.E.” në Bolonjë

Testi i gjuhës për kartën e qëndrimit. Procedura