in

“Tra il dire e il F.A.R.E.” në Bolonjë

Më 21 nëntor në Bolonjë, shoqata e studentëve shqiptarë të Bolonjës, USAB, dhe “Tutti insieme” organizojnë një takim me titullin domethënës “Tra il dire e il F.A.R.E. për paraqitjen e Forumit të Shoqatave shqiptare në Emilia Romagna dhe shfaq dokumentarin “Albania, il paese di fronte” të regjisorit Roland Sejko. Takimi do të mbahet në Qendrën Ndërkulturore Massimo Zanarelli (Centro Interculturale Massimo Zanarelli, Via Giovanni Antonio Sacco 14, Bologna), në orën 18.00.

Në takim do të jenë të pranishëm:
Roland Sejko – themelues e drejtues i ‘Bota Shqiptare’ – gazeta e shqiptarëve në Itali; Gentian Kerrni   – kryetar i shoqatës USAB;  Emilio Lonardo – Kryetar i Bologna Europa; Fausto Amelii – Drejtor i Qendrës Ndërkulturore Massimo Zanarelli; Endri Xhaferraj – Kryetar i F.A.R.E; Roland Jace – Kryear i shoqatës ‘Tutti Insieme’.

F.A.R.E.

Shoqatat themeluese të Forumit janë: Alba Media (Modena), Amicizia (Rimini), Integriamoci Insieme (Cervia), Juvenilja (Forlì), Madre Teresa (Ravenna), Scanderbeg (Parma), Tutti Insieme (Bologna) e Unione degli Studenti albanesi di Bologna.
Emri i organizmit të ri është zgjedhur pikërisht për të vënë në dukje se misioni parësor është ai i “të bërit” për komunitetin. Një prej elementëve të forcës së Forumit është bashkimi në një organizëm të vetëm i shoqatave të reja dhe atyre më të vjetra shqiptare, ato që në fillim të viteve nëntëdhjetë janë krijuar për një arsye fillestare: përballimin e diskriminimeve.

Albania, il paese di fronte
Një prodhim i Istituto Luce, “Albania, il paese di fronte” është dokumentari i parë mbi historinë e Shqipërisë, nga pavarësia deri në rënien e komunizmit. Me regji të Roland Sejkos dhe Mauro Brescia-s, filmi paraqet pamjet e jashtëzakonshme e të pashfaqura më parë të arkivave të Istituto Luce dhe të Arkivit të Filmit Shqiptar, si edhe intervistat e Antonello Biagini, Carlo Azeglio Ciampi, Ismail Kadare, Nevila Nika, Roberto Morozzo della Rocca, Sergio Staino.

Kater i rades al porto di Brindisi

La strage della Katër i Radës

Hyn në fuqi testi i gjuhës italiane për kartën e qëndrimit