Flasin protagonistët, ata që sapo shkruan një faqe shumë të bukur në historinë e futbollit
Tiranë, 20 qershor 2016 – Një prej lojtarëve kyç të kombëtares shqiptare në këto tri ndeshje ka qenë pa dyshim Elseid Hysaj.
22-vjeçari e ka cilësuar si fantastike këtë fitore ndaj Rumanisë dhe ka shprehur dëshirën e madhe për t’u kualifikuar. “Ka qenë ndeshje fantastike. Shpresojmë që ne të vazhdojmë kështu dhe të kualifikohemi. Tani nuk varet nga ne, por do presim ç’do ndodhë me rezultatet e grupeve të tjera”.
“Besoj se e merituam fitoren me Rumaninë, ashtu si ndeshjet e tjera, pasi edhe specialistët kanë thënë që kemi luajtur shumë mirë. Por kësaj radhe Zoti ishte me ne” – u shpreh Hysaj.
Mbrojtësi i Napolit tha se ai gjithnjë përpiqej të jepte maksimumin për ekipin e tij, për të kënaqur tifozët dhe veten e tij.