in

I dënuar në Venezia, arrestohet në Vlorë

 

Vlorë, 1 shkurt 2011 – Policia e Vlorës arrestoi 42-vjeçarin Dhimitraq Janku nga ky rreth, i cili ishte dënuar në Itali për shfrytëzim të prostitucionit.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se “Dhimitraq Janku u kap gjatë një aksioni në banesën e tij në fshatin Mifol, 20 km në veri të Vlorës, në zbatim të një vendimi të gjykatës së Gjykatës së Venecias, që e ka dënuar në mungesë me 5 vjet e gjashtë muaj burg për veprën penale të shfrytëzimit dhe favorizimit të prostitucionit.

Në zbatim të marrëveshjeve mes dy vendeve, gjykata e Vlorës vendosi arrestimin e Jankut, i cili do të ekstradohet më pas për në Itali, sipas procedurave përkatëse.

Shqipëria sërish në Bienalen e Venecias

Probleme ekonomike? Mund të pezullosh këstet e kredisë falë planit për familjet