in

I djegur përpara pak muajsh, njëvjeçari Klevin do të operohet Cesena

Falë ndihmës së Karitasit vogëlushi ka ardhur në Itali me të ëmën. Do të operohet më 15 qershor në spitalin Bufalini të Cesenës, për të rifituar përdorimin e njërit krah të dëmtuar rëndë nga djegia

Prej pak kohësh ka mbushur një vjeç Klevin, vogëlushi shqiptar që ditën e premte, më 15 qershor duhet t’i nënshtrohet një operacioni në Qendrën e Specializuar për Djegiet pranë Spitalit Bufalini në Cesena.

Ai ka mbërritur në Itali bashkë me nënën dhe duhet të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale që do t’i japë mundësi të përdorë sërish krahun, i dëmtuar rëndë nga një djegie e thellë më ujë të nxehtë përpara disa muajsh.

Operacioni i tij është bërë i mundur falë Karitasit të Lezhës, në bashkëpunim me Shoqatën San Martino të Karitasit të Ternit, Narnit e Amelias që kanë marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit, të mjekimit dhe të qëndrimit të fëmijës dhe nënës së tij.

Të gjithë bashkë për Alketin – Nismat për mbledhjen e fondeve

Aty ku ekzistojnë njerëzit{br}Kur solidariteti dhe humanizmi kthehen në virtyt