Është një nga të mbijetuarit e paktë të mbytjes së një barke mes Turqisë dhe ishullit Lesbo. Shiko videon e xhiruar nga ekipi i shpëtimit
Turqi, 10 shkurt 2016 – Vetëm, në mes të detit, i kapur me të gjitha forcat pas bashit të një barke që po fundosej.
Është një nga pak të mbijetuarit e mbytjes së radhës mes Turqisë dhe Greqisë. Sipas dëshmitarëve, në barkë ishin rreth dyzet persona, e njëzeteshtatë prej tyre u gjetën të vdekur, katër u shpëtuan, të tjerët janë të zhdukur.
Një helikopter i Rojes bregdetare turke e gjeti të dielën e shkuar personin në ujërat mes Edremit-ti dhe ishullit Lesbo. Një shpëtimtar është ulur në det dhe i shpëtoi jetën. Ja videoja e xhiruar nga ekipi i shpëtimit: