Në burg një sipërmarrës ndërtimi shqiptar, në spital italiani të cilit i ristrukturoi shtëpinë
Romë, 27 korrik 2016 – “Po më mban 12 mijë euro”. I këtij mendimi ishte Enver Kasa, 48 vjeç, sipërmarrës ndërtimi që dje pasdite i nguli thikën në fyt një 32 vjeçari italian të cilit i kish bërë punime për ristrukturimin e shtëpisë në komunën Coazze të Torinos.
Këtë u ka thënë e përsëritur karbinierëve që pikasën buzë rruge dy personat që ziheshin, sapo njëri prej tyre kishte nxjerrë një thikë e ia nguli tjetrit. 32 vjeçari u çua menjëherë në spital ku pas dhënies së ndihmës së shpejtë është shtruar por fatmirësisht nuk rrezikon jetën.
Shkak i zënies, ka shpjeguar Kasa, është shumë për të cilën ishte rënë dakord për punimet e ristrukturimit të shtëpisë së italianit. Sipërmarrësi shqiptar i kish kërkuar 70 mijë euro por italiani i kish dhënë një çek për vetëm 58 mijë. I zoti i shtëpisë ka pranuar se i ka dhënë më pak nga ç’i ish kërkuar sepse sipas tij shuma i dukej e lartë.
Tani Kasa është mbyllur në burg dhe thika m të cilën qëlloi 32-vjeçarin është sekuestruar.