in

Imigracioni në garë për Oskar

“Terraferma” e Emanuele Crialeses është zgjedhur si kandidati zyrtar për Italinë në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë jo angleze. Filmi, që fitoi çmimin e kritikës në Festivalin e Kinematografisë në Venecia, ambientohet në një ishull sicilian të mbushur me turistë ku një familje peshkatarësh takohet me një refugjate afrikane shtatzënë me një fëmijë e zbarkuar me një nga karakatinat e detit.

Së fundi, kinematografia italiane duket e magjepsur nga tema e imigracionit. Në Festivalin e Venecias ishte këtë vit edhe “Il villaggio di Cartone” i Ermanno Olmit. Është historia e një prifti të moshuar dhe e kishës së tij të braktisur që mbushet me imigrantë në kërkim të një strehimi, duke i dhënë një kuptim misionit të tij si njeri i perëndisë dhe duke e kthyer kështu në metaforë të mikpritjes.

Krejt ndryshe filmi dëfryes “Cose dell’Altro Mondo” i Francesco Pattiernos. Rrëfen mrekullinë, në të kundërt, të një industrialisti racist të Italisë së Veriut që lutet për zhdukjen e imigrantëve. Të nesërmen ata zhduken të gjithë pa lënë gjurmë dhe të vetmit që qeshin për pasojat janë spektatorët.  

Lexo edhe: Imigrantët zbarkojnë në Venecia

 

Jo me perçe në publik

Spahiu: “Censusi shkel të drejtat e çamëve”