in

Imigrantët thesar për Italinë, prodhojnë 127 miliardë të PBB

Vlera e shtuar e prodhuar nga të huajt në Itali i afrohet xhiros së Fiatit. Por kryejnë punë me kualifikim të ulët, e kanë rroga e të ardhura të ulëta. Raporti 2016 i Fondacionit Leone Moressa

Romë, 13 tetor 2016 – Të huajt që punojnë në Itali prodhojnë të mira me vlerë prej 127 miliardë euro. E krahasueshme me xhiron e grupit të Fiatit apo me Vlerën e Shtuar të prodhuar nga industria automobilstike gjermane. Kontributi ekonomik i imigracionit përkthehet në thuajse 11 miliardë kontribute shoqërore të paguara çdo vit, në 7 miliardë tatime mbi të ardhurat, IRPEF, në mëse 550 mijë sipërmarrje të huajsh që prodhojnë çdo vit 96 miliardë vlerë të shtuar. Nga ana tjetër, shpenzimet publike që u destinohen imigrantëve janë vetëm sa 2% e shpenzimeve publike në Itali (15 miliardë, shumë më pak se 270 miliardët që shkojnë për pensionet, për shembull).

Për të ruajtur përfitimet aktuale edhe në të ardhmen, do të jetë e nevojshme të rritet produktiviteti i të huajve, të mos shkojnë drejt profesioneve me kualifikim të ulët.

Këto janë rezultatet kryesore të paraqitura ga Fondacioni Leone Moressa në edicionin e gjashtë të Raportit vjetor mbi ekonominë e imigracionit, të botuar me kontributin e CGIA të Mestres dhe nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Ministria e Punëve të Jashtme që u prezantua të martën në ministrinë e Brendshme. Edicioni 2016 i raportit, “Impakti fiskal i imigracionit”, përqëndrohet në kontributin e punës së të huajve në arkat e shtetit.

Në Itali, imigracioni është gjithnjë e më i rëndësishëm. Nga pikëpamja demografike, në vitin 2015, italianët në moshë pune përbëjnë 63,2% të popullsisë, ndërsa mes të huajve arrihet 78,1%. Nga pikëpamja ekonomike, vlera e shtuar e krijuar prej imigrantëve në vitin 2015 është 127 miliardë (8,8% e vlerës së shtuar kombëtare), pak më e ulët se xhiroja prej 136 miliardë euro e të gjithë “grupit Fiat”. Pak a shumë njësoj sa vlera e shtuar e prodhuar nga sektori gjerman i prodhimit të automjeteve. Me një ndryshim të rëndësishëm ama: ndërsa në sektorin gjerman të prodhimit të automjeteve, vlera e prodhuar nga çdo i punësuar kapërcen 135 mijë euro, në rastin e imigrantëve, vlera e shtuar për çdo të punësuar është pak më e lartë se 50 mijë.

Problem real duket se është rendimenti. Norma e punësimit mes të huajve është shumë më i lartë se e italianëve, por në pjesën dërrmuese të rasteve (66%)është fjala për punë me kualifikim të ulët, që vetëm pjesërisht justifikohen me shkallën e formimit të të huajve. Kjo situatë nënkupton dallime shumë të mëdha në rrogë e në të ardhura mes popullsisë së huaj dhe asaj italiane, për rrjedhojë edhe dallime në taksat e derdhura. Vetëm për tatimin mbi të ardhurat (IRPEF), dallimi mes të huajve dhe italianëve është 2 mijë euro për kokë në favor të vendasve.

E megjithatë, migracioni vazhdon t’i sjellë përfitime “sistemit Itali”. Një prej tyre janë kontributet për pension të derdhura nga të huajt e punësuar. Në vitin 2014, kontributet shoqërore arritën shifrën 10,9 miliardë euro. Duke pjestuar këtë shumë me një pension mesatar, mund të pohohet se kontributet shoqërore të punonjësve të huaj vlejnë për 640 mijë pensione italiane.

Kësaj i duhet shtuar tatimi IRPEF i përgjithshëm, 6,8 miliardë euro, i paguar nga taksapaguesit e huaj (që përbëjnë 8,7% të të gjithë taksapaguesve).

Domethënës edhe zhvillimi i sipërmarrjeve të huaja: në vitin 2015 numërohen 656 mijë sipërmarrës imigantë dhe 550 mijë ndërmarrje të drejtuara nga sipërmarrës imigrantë (9,1% e totalit). Në vitet e fundit  2011-2015, ndërsa sipërmarrjet e drejtuar nga italianë u pakësuan (-2,6%), ato të drejtuara nga imigrantë u shtuan ndjeshëm, me +21,3%. Këto ndërmarje japin kontributin e tyre, me 96 miliardë euro, në krijimin e 6,7% të Vlerës së Shtuar kombëtare.

Po t’u hidhet një sy shpenzimeve publike për imigracionin, kuptohet që sektorët më më të rëndësishëm janë welfare dhe siguria. Analisa e kostove standarde nxjerr në pah se të huajt rëndojnë në shpenzimet publike të Italisë për më pak se 2%.

Riforma della cittadinanza. L’Italia sono anch’io: “Se non ora, quando?”

Një motiv, më jepni një motiv, e unë nuk përpiqem të lë Shqipërinë